OPINIONTË FUNDIT

Nga AKI te Devolli: Kush mori frekuenca të dedikuara nga ARKEP në 2024?

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka lëshuar gjatë vitit 2024 gjithsej 127 autorizime individuale për përdorim të radiofrekuencave, ku në mesin e përfituesve figurojnë institucione të sigurisë, struktura ushtarake ndërkombëtare dhe kompani të mëdha private. Ajo që vërehet nga lista është se një pjesë e autorizimeve kanë afat skadimi gjatë viteve 2025 dhe 2026, ndërsa dokumenti i publikuar nuk reflekton ndonjë përditësim mbi rinovimin apo statusin aktual të tyre, shkruan Kujdestari.info.

Në listën zyrtare bien në sy veçanërisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ministria e Mbrojtjes, Policia e Kosovës, si dhe disa njësi të KFOR-it, të cilat janë pajisur me breza të dedikuar për komunikime operative.

AKI me 11 kanale në brezin UHF

Sipas dokumentit të publikuar, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është pajisur me:

1 kanal Simpleks (S)

10 kanale Gjysmë-dupleks (H)

Brezi: UHF

Qëllimi: Siguri dhe operativë

Kjo nënkupton se AKI ka në dispozicion 11 kanale të dedikuara komunikimi, në kuadër të autorizimeve të rregullta ligjore nga ARKEP.

KFOR me autorizime në disa breza

Lista tregon prezencë të theksuar të autorizimeve për njësi të ndryshme të KFOR-it, përfshirë kontingjentet rumune, polake, njësi ISRBN, MSU Regiment dhe struktura të tjera mbështetëse

Autorizimet përfshijnë breza: HF, VHF, UHF, SHF (për lidhje mikrovalore dhe satelitore).

Në disa raste, njësitë e KFOR-it kanë marrë disa kanale njëherësh, deri në 9 apo 12 kanale për operime ushtarake dhe koordinim.

Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovës

Në listë figuron edhe Ministria e Mbrojtjes, me dhjetëra kanale në breza të ndryshëm (HF, VHF, UHF dhe SHF), për operime ushtarake. Policia e Kosovës, me autorizim në brezin UHF për rrjet komunikimi operativ

Sipas përmbledhjes statistikore:

87 autorizime janë për PMR (Private Mobile Radio)

29 për rrjete fikse mikrovalore

7 satelitore

4 aeronautike

PMR përbën rreth 68% të autorizimeve gjatë vitit 2024. Ajo që vërehet nga lista është se një pjesë e autorizimeve kanë afat skadimi gjatë viteve 2025 dhe 2026, ndërsa dokumenti i publikuar nuk reflekton ndonjë përditësim mbi rinovimin apo statusin aktual të tyre.

Lista përfshin edhe kompani private si Devolli Corporation SHPK – brezi UHF, për nevoja të industrisë ushqimore në Pejë. NewCo Ferronikeli Complex LLC. Limak Kosovo International Airport, disa ambasada dhe kompani të sigurimeve, apo edhe operatorët si IPKO dhe Telekomi i Kosovës, etj.

Këto autorizime u mundësojnë kompanive të përdorin rrjete të dedikuara komunikimi për operime të brendshme.

Pra, dokumenti i ARKEP për vitin 2024 tregon se institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes janë ndër përdoruesit kryesorë të spektrit radio. KFOR dhe misionet ndërkombëtare kanë një prezencë të konsiderueshme. Ndërsa, sektori privat vazhdon të përdorë rrjete të mbyllura komunikimi për nevoja operative

Në total, gjatë vitit 2024 janë dhënë 127 autorizime individuale për radiofrekuenca, që përfshijnë komunikime tokësore, mikrovalore, satelitore dhe aeronautike. /Kujdestari.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *