Bekteshi: E “kryqëzuan” për një vit, pa e kuptuar i vunë kurorë
Veprimtari shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshi, ka reaguar me një koment publik lidhur me zhvillimet politike dhe qëndrimet e deputetëve të opozitës ndaj deputetes Albulena Haxhiu.
“Ironia: U betuan ta ‘kryqëzonin’ Albulenën—opozita, TV studiot, hasmi. 1 vit rresht e gozhduan dhe pa e kuptuar, i vunë kurorë.
Nga sulmet krijuan një mbretëreshë kuvendi!”, ka shkruar Bekteshi.
Sipas tij, sulmet e vazhdueshme ndaj Haxhiut kanë prodhuar efekt të kundërt, duke e forcuar pozitën e saj në skenën politike.
