OPINIONTË FUNDIT

“Më kish sha bukur randë”, Rexhaj flet për sherrin me Buzhalën

Opinionisti Albatros Rexhaj ka adresuar incidentin me Berat Buzhalën në një emision televiziv, ku ky i fundit e kishte sharë dhe i ishte turrur.

“Me pasë ditë që bëhem kaq kështu…kisha ba naj sherr ma herët”, ka bërë shaka Rexhaj.

“Është situatë për keqardhje. Unë Beratin e njoh si figurë e ekranit, e gazetarisë. Nuk kam pasë naj rast me nejtë me të, por Prishtina është vend i vogël”.

“Ai nuk është njeri i sherreve, i problemeve. Edhe unë nuk e kuptova, gjithçka ajo që ndodhi ishte e pahijshme”.

“Aty u bë njëfarë kakofonie dhe nuk e dëgjonim njëri-tjetrin, por kur e pashë videon e pashë që më kishte sha bukur randë. Aty më erdhi zor. S’ia kam pasë borxh askujt atë muhabet, por ajo për mu është histori e tejkalume”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *