POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Kurti arrin në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arrirë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sivjet mbahet edicioni i 63-të i kësaj konference. Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC-së, kryeministri do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjinat e konferencës.

Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani anuloi pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

Konferenca e Sigurisë në Mynih është forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë. Ajo shërben si një platformë për nisma diplomatike që synojnë trajtimin e shqetësimeve më urgjente të sigurisë në botë.

Ajo i koncepton konferencat e saj si një lloj “tregu idesh”, ku zhvillohen iniciativa dhe zgjidhje dhe ku shkëmbehen mendime. MSC ofron një hapësirë për nisma dhe ide diplomatike, zyrtare dhe jozyrtare, për të adresuar shqetësimet më të ngutshme të sigurisë globale.

—–

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (Munich Security Conference 2026 – MSC).

Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC-së, kryeministri do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjinat e konferencës.

Konferenca e Sigurisë në Munih i mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Ajo konsiderohet konferencë me nam, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë të niveleve më të larta.

Në nivel botëror, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bashkë me një delegacion të nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *