Tentuan ta vjedhin një argjendari, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të serbëve në Kaçanik
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim njëmujor për gjashtë persona, përfshirë edhe shtetas serbë, të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë në Kaçanik.
Rasti ka ndodhur më 1 shkurt 2026, kur të dyshuarit kanë tentuar të depërtojnë në një argjendari, por janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Pamje nga momenti i arrestimit janë bërë publike dhe janë publikuar nga faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse”.
