OPINIONTË FUNDIT

Arrestimi i Mitehat Llozhanit në Serbi ngre shqetësime, MPJD kërkon reagim ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale pas arrestimit të shtetasit të Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, i cili u ndalua me të hyrë në Serbi në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kërkuar zyrtarisht konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve të ndalimit dhe informata shtesë lidhur me rastin, ndërsa për këtë çështje janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi si dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

Ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt me familjen e të arrestuarit dhe do të kërkojë lejimin e vizitës ndaj tij.

Njoftimi:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, menjëherë pas marrjes së informacionit lidhur me arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, i cili u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *