OPINIONTË FUNDIT

Ramabaja: LDK drejt “muzealizimit politik”

Analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një krizë të thellë identiteti politik, duke paralajmëruar se rrezikon të shndërrohet në “parti muzeale”.

Sipas tij, LDK-ja po jeton kryesisht nga kujtesa historike, pa ofruar përgjigje për sfidat e së tashmes dhe pa lidhje me brezat e rinj.

Ramabaja thekson se partitë që mbështeten vetëm në trashëgimi historike humbin gradualisht ndikimin dhe përfundojnë si institucione kujtese, jo si forca vendimmarrëse.

Postimi i plotë:

LDK-ja drejt muzealizimit politik

LDK-ja sot nuk ndodhet përballë një krize elektorale të zakonshme, por përballë një krize identiteti politik. Partitë humbin zgjedhje dhe rikthehen; por kur humbin arsyen pse ekzistojnë, atëherë rrezikojnë të shndërrohen në relike. Pikërisht në këtë pikë ndodhet sot Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo ndodh kur një parti jeton vetëm nga kujtesa historike.

Ajo vazhdon të ekzistojë, por jo të ndikojë. Flet në emër të së kaluarës, por nuk prodhon përgjigje për të tashmen. Bëhet simbol, jo aktor.

Partitë muzeale kanë tri tipare:

• e përdorin historinë si mburojë ndaj kritikës

• e ngatërrojnë trashëgiminë me legjitimitetin e përhershëm

• e humbin lidhjen me brezat e rinj

Në një shoqëri të re si Kosova, një parti që mbështetet vetëm në kapitalin historik real apo imagjinar qoftë ai, është e destinuar të zvogëlohet gradualisht derisa të mbetet institucion kujtese, jo forcë vendimmarrëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *