OPINIONTË FUNDIT

Kur mërgata kthehet, toka flet – mesazhi prekës i Eqrem Kryeziut

Ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka reaguar me një postim emocional për vërshimin e mërgimtarëve drejt Kosovës para Vitit të Ri, duke theksuar se toka e vendit është e mbrujtur me dhembshurinë, mallin dhe dashurinë e tyre.

Ai përkujtoi edhe Jusuf Gërvallën, duke nënvizuar se Kosova nuk është tokë e shkretë dhe se ligësia nuk mund të fitojë në këtë tokë të bekuar.

Postimi i plotë:

Vërshimi ogurbardhë i Mërgatës

Kur e pashë ardhjen e papêrmbajtshme tê njerêzve tanë jashtë Kosove para Vitit rë Ri, vendosa të mos f’i dërgoj askujt urimet tradicionale, duke qenë se fjalët e mia dukeshin aq të pafuqishme në ato rrethana.

Sepse, mikesha dhe miq, toka e Kosovês së tyre është e mbrujtur me dhembshurinë, me përmallimim dhe me dashurinë e tyre.

Fluturuan dhe ranë {ta parafrazoj Jusuf Gërvallën, që e dha shpirtin në měrgim} atje tek “është Kosova, diell edhe hënë”. Është tronditëse kur mëson se vajza e tij kishte obligim zyrtar për njerëzit tanë të mërguar. Mund t’i thuash vetes: sa të mistershme janë rrugët e Zotit!

Toka e Kosovês së tyre, prandaj, nuk ështê tokë e shkretë. Ky është shkaku që ligësia nuk mund të fitojë në këtë tokë të bekuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *