OPINIONTË FUNDIT

Ish-komandanti i UÇK-së mbështet edhe një mandat për Vjosa Osmanin, pavarësisht kritikave

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka deklaruar se, ndonëse ka qenë shpesh kritik ndaj punës së Presidentes Vjosa Osmani, ai e mbështet rizgjedhjen e saj edhe për një mandat tjetër.

Hoxha përmendi vërejtje lidhur me shpenzimet, organizimin institucional dhe mungesën e bashkëpunimit politik, por theksoi se në rrethanat aktuale nuk ka kandidat më të përshtatshëm. Sipas tij, kritika dhe mbështetja shkojnë bashkë në shërbim të interesit të Kosovës.

Postimi i plotë:

E KAM KRITIKUAR SHPESH NË PUNËN E SAJ , EDHE TANI QENDROJ PAS ATYRE KRITIKAVE POR PRAPE MENDOJ SE NUK KEMI KANDIDAT MË TË PËRSHTATSHËM PËR MOMENTIN DHE E MBËSHTES EDHE PËR NJË MANDAT!

Jo pse është e fuqishme në këtë detyfë por se nuk kemi më të mirë !

Gjatë mandatit të saj kam qenë shpesh kritik ndaj disa veprimeve të Presidentes Vjosa Osmani: shpenzimeve të tepruara, organizimit të dobët të disa aktiviteteve shtetërore, mungesës së bashkëpunimit të brendshëm politik dhe mosangazhimit të mjaftueshëm të kapaciteteve profesionale, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Megjithatë, duke analizuar situatën aktuale, kandidatët e mundshëm dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, mendoj se në rrethanat e tanishme, zgjidhja më e mirë është rizgjedhja e zonjës Vjosa Osmani edhe për një mandat tjetër.

Kritika dhe mbështetja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën – të dyja janë në shërbim të interesit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *