TË FUNDIT

Vjedhja e votave në Prizren, Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka zgjedhuar hetimet lidhur me dyshimet për manipulimin e votave në këtë komunë.

Përmes një njoftimi për media, prokuroria ka treguar se bëhet fjalë për grupin e dytë të personave të dyshuar në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren”, është thënë në këtë njoftim, duke dhënë detaje tjera.

“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parashikuara në Kapitullin XVIII lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit dhe Kapitullit XXXIII Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”, është thënë në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *