OPINIONTË FUNDIT

LVV: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinë janë të rrënjosura thellë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje ky rast nuk është i izoluar dhe se sipas tyre krimi e korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë.

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se prej vitesh ka sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Zejnullah Gashi, konfirmoi për KOHËN se janë arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, e se njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

Më vonë Prokuroria përmes një komunikate për media bëri të ditur se tre zyrtarët e arrestuar të Komunës së Prishtinës dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Ndër tre personat e arrestuar, A.G., është zënë në flagrancë për “marrje të ryshfetit. Sipas Prokurorisë, qëllimi i tij ka qenë që ta ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me Komunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *