Maraj paralajmëron: Po përgatitet skenar i zi kundër Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë
Policia e Kosovës ka zbuluar sërish armë, municion dhe mjete shpërthyese në veri të vendit. Në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok u gjetën armë dhe eksploziv, ndërsa në Zveçan u sekuestruan municion dhe granata dore. Autoritetet thonë se operacionet po vazhdojnë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.
Derisa, Millovan Drecun është ankuar se Kosova po armatoset.
Milazim Maraj thotë se Millovan Drecun po shpërndan gënjeshtra duke kundërshtuar armatosjen e Kosovës dhe marrëveshjet e saj të mbrojtjes me Shqipërinë e Kroacinë, ndërsa Serbia vetë vazhdon të armatoset.
Ai thekson se propaganda serbe për tërheqje njohjesh ka dështuar dhe se Kosova ka marrë njohje të reja.
Sipas Marajt, Drecun dhe udhëheqja serbe po veprojnë si pjesë e një rrjeti kriminal, duke u ankuar për forcimin e mbrojtjes së Kosovës ndërkohë që Serbia paraqitet si viktimë, por në realitet mbetet burim tensioni dhe armatimi në veri.
“Millovan Drecun eksperti për ndërtimin e lajmeve të rreme, lëshoj një gënjeshtër të radhës tani më të njohura për terë botë. Ai qanë dhe ankohet pse Kosova po armatoset. Pse Kosova po forcon mbrojtjen e saj. Pse Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë dhe Kroacinë për mbrojtje. Drecun kërkon veton e Rusisë dhe Kinës kundër Kosovës. Gënjeshtra për tërheqjen e njohjeve përfunduan, sikur përfundoj edhe shpresa e tyre e rreme për ndikimin serb për këto tërheqje, madje vazhduan edhe katër njohje të reja.
Por Drecun vazhdon me detyrën që e ka në Serbi, këtë shtet kriminel antinjerëzor. Ai ankohet që nga tani po përfundon mundësia për të sulmuar familjet duar thata shqiptare, boshnjake e kroate. Për të vazhduar më masakra të papara në botë. Për dhunime seksuale të dhjetëra mia grave. Për vrasje e fëmijëve.
Krimineli i njohur Vojsllav Sheshel deklaron haptas së serbët në luftë kundër fqinjëve të vet kanë ngrënë qebapë me mish njeriu. Tani ai përmend me emra pas tre dekadave për këtë krim shtazor të pa shërueshëm në këtë specie nomade në të cilën nuk ndikon shkolla. Nuk ka edukatë njerëzore por vetëm nxitje dhe urrejtje kundër njerëzore të mësuar nga Kisha serbe. Këta deri në vitin 1900 aplikuan “Llapoten” akt kriminal për të vrarë babanë 60 vjeçar. Ata përmendin me emra madje edhe shtetet ku strehohen këta kanibal. Por Vulin ta tregon se edhe Beli Vuk dhe njerëzit e tij qenka diku në Serbi po fshehka në Beograd. Deri tani këta kishin marrëveshje të mira. Tani duan të i luftojnë, pas disa dekadave. Çka quhet kjo përveç prishje e krimineleve në mes veti. Tani zbulojnë për t’i shitur si lëkura të pavlera dhe të tregojnë, një si bashkëpunim me SHBA dhe BE në për dënimin e krimit të organizuar.
Por, a gënjehet bota ata e dinë që në krye të piramidës së këtij rrjeti kriminel janë vet Vulin dhe Vuçiq me rrjetin e tyre mafioz serbo-rus.
Drecun e quan të paligjshme armatosjen e Kosovës dhe kritikon madje Vuçiq ju dërgon notë proteste shteteve që i shesin Kosovës armë. Armatosjen e Kosovës e sheh si rrezik për Serbinë. Në të njëjtën kohë vazhdon me armatosjen dhe grumbullimin e armëve në veri të Kosovës”, shpjegon Maraj.
Maraj thotë se Serbia po vazhdon destabilizimin e Kosovës përmes armatimit ilegal dhe nxitjes së sulmeve ndaj shqiptarëve, duke përmendur zbulimin e armëve në Jagnicë.
Ai akuzon Beogradin se po dërgon kriminelë në luftën e Ukrainës me synim përdorimin e tyre më vonë kundër Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë.
“Mëse largu dje policia e Kosovës zbuloj armatim në një fshat të vogël Jagnjnicë. Kërcënon në vazhdimësi dhe motivon kriminelet serb për të sulmuar shqiptaret në Kosovë. Ai ka dërguar një numër të madh të kriminelëve në ushtrinë ruse me një marrëveshje që sa të përfundojë lufta në Ukrainë ta ndihmojnë Serbinë në okupimin e Kosovës Bosnjës dhe Kroacisë. Kështu që do ta realizojnë Serbinë e madhe dhe Botën Ruse.
Në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon pasivizimi administrativ e vendbanimeve të shqiptarëve. Këta qytetarë shqiptarë nxirren jashtë ligjit serb. Humbin pasuritë e tyre, shtëpitë , të drejtat në pensione, të drejtat sociale. Kryetari i bashkisë në Preshevë u thirre në gjyq për shkak të përdorimit të flamurit shqiptarë për festë. Këto masa përbejnë gjenocid të heshtur serb ndaj shqiptarëve në trojet e tyre që i zotërojnë nga krijimi i botës njerëzore. Ky gjenocid po vazhdon që nga vitet 1800 e deri sot. Më përkrahje të Rusisë dhe Kinës dikur edhe Turqisë.
Ndërkaq në Kosovë motivon për rebelim serbet e kur ata nuk pranojnë i kidnapon, plagon dhe i le të paaftë për terë jetën dhe kërcënon në forma të ndryshme. Drecun nuk është serb, është shka( do të thotë shqiptarë ortodoks i asimiluar) nga Vranja. Ky përveç që e ka humbur rrugën e vet ka frikë nga origjina e tij dhe tani pretendon të behët më serb se serbi në të kundërtën do të ndëshkohet si shqiptarë” – përfudnon ai për “Bota sot”.
