Hoti dhe Abdixhiku, produkt i Isa Mustafës – paralajmërim nga familja Imeri
Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon ashpër udhëheqjen aktuale të LDK-së, duke thënë se partia nuk udhëhiqet më nga fryma rugoviane, por nga grupi i Isa Mustafës.
Sipas tyre, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë ndryshim, ndërsa LDK po rrënohet nga intrigat e brendshme dhe ndikimet e klaneve politike, duke u larguar nga idealet shtetformuese rugoviane.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-LDK sot nuk po udhëhiqet më nga fryma rugoviane, por nga grupi i Isa Mustafës, i cili po abuzon me elektoratin e mbetur rugovjan.
-Tragjedia është se nuk ka mbetur asnjë figurë autentike e frymës së Ibrahim Rugovës që të kandidojë për kryetar partie dhe t’u bëjë ballë intrigave të- brendshme.
-Në vend të kësaj, ripaketojne dy kandidatë të Isa Mustafës: -Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku..
– Njëri paraqitet si “shpëtimtar” për ta zëvendësuar tjetrin, por në thelb të dy janë produkt i së njëjtës frymë, i të njëjtit rreth dhe i të njëjtit projekt politik që e solli LDK-në në këtë gjendje.
-Me fjalë të tjera, grupet e lidhura me Hashim Thaçin brenda LDK-së, të instaluara dhe të mbrojtura nga Isa Mustafa, e shkatërruan LDK-në dhe tani po përpiqen ta rimarrin peng partinë, ose përmes një rikthimi të drejtpërdrejtë, ose duke ia përgatitur terrenin bashkëpunëtorit dhe bashkëpartiakut të tyre, Avdullah Hotit.
-Qëllimi është i njëjtë: te, rrenojne LDK-në edhe më tutje, dhe fundi i saj eshte humnera ..
-Sot, LDK nuk ka asnjë frymë rugoviste që t’i bëjë ballë makinacioneve të Isa Mustafës dhe aleancave të errëta politike që e kanë kapur partinë për fyti.
-Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë ndryshim.
-Ata janë vazhdimësi e Isa Mustafës dhe e frymës së kreut së NPK-së, e cili po përballet me drejtësinë për vrasjet e figurave ushtarake dhe politike të LDK-së dhe të Kosovës.
-Kjo është arsyeja pse LDK sot nuk është më shtëpia e rugovistëve. -Është bërë vegël e klaneve, kriminale dhe jo bartëse e një idealit shtetformues , rugovjan.
-Dhe derisa kjo të mos ndryshojë rrënjësisht, LDK do të vazhdojë të zbrazet, jo vetëm nga votuesit, por edhe nga historia.
