Uncategorized

Keqpërdorimi i votave të zgjedhjeve/ Burjani paralajmëron për pasojat: Dënimi duhet të jetë…!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Autoritetet thanë se të ndaluarit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai vlerëson se procesi zgjedhor ka pësuar dëm të konsiderueshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe te kandidatët për deputet.

Burjani shpreson që këta të fundit të bashkëpunojnë ngushtë me prokurorinë për të sqaruar se sa prej tyre janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Normalisht që është shkaktuar dëm i konsiderueshëm ndaj procesit zgjedhor dhe dëm u është bërë edhe kandidatëve për deputet.

Shpresohet që ata do të bashkëpunojnë ngushtë me prokurorinë për të nxjerrë përfundime se sa kandidatë për deputet janë të përfshirë në këtë lloj veprimtarie të paligjshme”, u shpreh juristi.

Ndër të tjera Burjani kërkon një hetim të plotë për të zbuluar nëse kandidatët për deputet janë përfshirë në blerje apo vjedhje votash dhe thekson se vetëm dënime të merituara mund të shërbejnë si pengesë reale për përsëritjen e këtyre abuzimeve në të ardhmen.

“Duhet të vërtetohet përmes procesit hetues nëse ka pasur kandidatë për deputet që kanë blerë vota apo që kanë dhënë urdhra për vjedhjen e votave.

Dënimi duhet të jetë meritor, në mënyrë që në të ardhmen të parandalohet një veprim i tillë i dëmshëm”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *