TË FUNDIT

Shala nga New York-u: SHBA i tha “PO” Kosovës dhe udhëheqjes së Vjosa Osmanit edhe për një mandat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë njëra nga 19 nënshkruesit e Bordit të Paqes, një mekanizëm ndërkombëtar i themeluar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, me qëllim rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërrimtare.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm diplomatik për Kosovën dhe një dëshmi të rritjes së rolit të saj në proceset globale të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Përfshirja e Presidentes Osmani në këtë mekanizëm dëshmon besimin e SHBA-ve dhe të partnerëve ndërkombëtarë në lidershipin e Kosovës dhe angazhimin e saj për paqen dhe stabilitetin global.

Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, duke e komentuar këtë ngjarje, ka vlerësuar lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë si një moment historik për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës.

ImageHafiz ShalaFoto galeri
Shala për “Bota sot” thekson se akti i fundit i respektit dhe mirënjohjes nga SHBA-të për shqiptarët është dëshmi e vazhdimësisë së aleancës strategjike dhe e mbështetjes së palëkundur për Kosovën. Ai kujton rolin historik të SHBA-ve, që nga Presidenti Ëoodroë Ëilson e deri te liderët e sotëm amerikanë, në mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së shqiptarëve.

Kush nuk po ndihet krenar me këtë akt respekti e mirënjohjeje për popullin shqiptar të shtypur, ekzekutuar, përdhunuar, masakruar e poshtëruar nga bishat e ardhacakëve nga Karpatet, të cilët iu vërsulën popullit dardan për t’i zhdukur mundësisht nga harta e botës.

“Shpëtimtari ynë historik e gardiani aktual, që po e pason dhe respekton amanetin e Ëoodroë Ëilson-it, i cili e shpëtoi atë pjesë të mbetur të Shqipërisë nga gllabërimet e fqinjëve tanë pas deklaratës historike se ajo do të ekzistojë — që nënkupton se edhe Dardania, nën mbrojtjen e Amerikës, do të ekzistojë dhe do të prosperojë duke u bërë pjesë e strukturave relevante ndërkombëtare — amanet i cili ishte dhe është aktual e i sigurt edhe në ditët e sotme.

Presidentja Vjosa Osmani, me aftësitë e saj intelektuale, politike e diplomatike, me paraqitjet e saj të suksesshme dhe angazhimin e pandalur, solli katër njohje të reja dhe të tjera që do të pasojnë. Pastaj, me vetitë e një politikaneje të rryer, e bindi njeriun më të fuqishëm në rruzullin tokësor, i cili, duke e mbrojtur dhe respektuar në radhë të parë luftën dhe sakrificën e popullit shqiptar për liri, pavarësi e demokraci dhe bashkërendim serioz me SHBA-të, e bëri gjestin e një lidereje që, në momentin aktual, ishte kontributi më i fuqishëm për shqiptarët në përgjithësi, duke i përfshirë shqiptarët e diskriminuar në Dardaninë Lindore, të cilët përmes shuarjes së adresave të banimit — veprim kanibal i këtij shekulli — tentonin t’i zhdukin përjetësisht”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Publicisti shqiptaro-amerikan është ndalur edhe te çështja e mundësisë së rizgjedhjes së Osmanit në postin e presidentes tani që po i përfundon mandati.

Në lidhje me këtë ai ka thënë se Osmani duhet të rivotohet për Presidente nisur edhe nga mbështetja dhe besimi që ia dha presidenti Donald Trump.

“Nuk ia dolën. Në të vërtetë, ia nxorën sytë dhe trurin politik vetvetes, nga i cili kurrë më nuk do të shërohen.

Tani shtrohet pyetja e thjeshtë: kush me kënd duhet të bisedojë për marrëveshje politike se a duhet Presidentja Vjosa Osmani të rivotohet edhe për mandatin e ardhshëm për Presidente të vendit, kur Amerika dhe lideri i saj, duke e shprehur admirimin dhe besimin e tij ndaj saj dhe shqiptarëve dhe lideres së saj, me këtë veprim thotë: YES (PO)”, theksoi Shala.

Sipas tij, Presidentja Vjosa Osmani, me veprimet, qëndrimet stoike dhe angazhimin e saj, edhe njëherë para popullit shqiptar të Kosovës e vërtetoi se është pasardhëse e denjë dhe zbatuese e politikave të vizionarit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Rugova, amanetin që e la për popullin dhe klasën politike, ishte dhe është: Me Amerikën bashkë në përjetësi”, nënvizoi Shala. Vula e ish-Presidentit, tani e Presidentes, me flamurin e Dardanisë në zyrën e Presidentes, në xhipin zyrtar bashkë me flamurin shtetëror e kombëtar, është dëshmia më e fuqishme se Dr. Vjosa Osmani, në mënyrën më të vendosur, do ta zbatojë amanetin dhe porosinë e tij”, theksoi ai.

Dhe për fund, Sipas Shalës, më e rëndësishmja është se në këtë rast u manifestua një unitet në mes udhëheqësve shtetërorë, të cilin e vërtetoi Presidentja duke u përgjigjur në pyetjen se pse morët ju pjesë në Davos e jo Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ajo, me sinqeritet, mirëkuptim dhe ruajtjen e unitetit të rëndësishëm në këto momente, u përgjigj: politika e jashtme i përket Presidentit/es, por, vërtet, ky është sukses i yni i përbashkët. Kjo flet shumë për fatin dhe të ardhmen e Republikës së Dardanisë. Këtu qëndron ajo që shtetit i ka munguar me dekada. Prandaj, ky është fati dhe ardhmëria e shtetit dhe popullit nën udhëheqjen e dy liderëve më të votuar nga sovrani, i cili manifestoi pjekuri, kurajo dhe vendosmëri”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *