OPINIONTË FUNDIT

Shkodra: Kurti nuk ishte temë, por zë i Kosovës në Davos

Analisti Selam Shkodra ka vlerësuar lart pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si panelist në USA House në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Sipas tij, kjo paraqitje përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Shkodra thekson se Kurti e përfaqësoi Kosovën si një aktor serioz dhe me vizion të qartë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke e pozicionuar vendin si zë aktiv në debatet globale.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si panelist në USA House në Davos përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës. Në një nga platformat më prestigjioze të Forumit Ekonomik Botëror, Kurti përfaqësoi Kosovën si një aktor serioz, me vizion të qartë për zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Angazhimi i tij në panel tregoi se Kosova nuk është vetëm temë diskutimi, por edhe zë aktiv në debatet globale mbi sigurinë, ekonominë dhe demokracinë. Prania në USA House hapësirë kyçe e diplomacisë amerikane në Davos dëshmon forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe rritjen e besueshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kjo pjesëmarrje e Albin Kurtit e pozicionon Kosovën si vend me perspektivë evropiane dhe partner të përgjegjshëm në sfidat globale të kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *