Dallaveret me numërim, kaq vjet burg mund të dënohet një anëtar i Komisionit Zgjedhor!
Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka shtuar dyshimet për dallavere të mëdha.
Këto dallavere janë duke u vërejtur shumë tek PDK-ja, ku kandidatit Fetah Paqarizi i janë hequr mbi 3800 vota deri më tani në procesin e rinumërimit, transmeton lajmi.net.
Përveç tij, Nait Hasanit i janë hequr 2054 vota, Kujtim Gashit 1441 vota, Arianit Çollakut 1283 vota, Luljeta Veselaj Gutaj 1146 vota, Enver Hoxhajt 879 vota etj.
Lajmi.net ka tentuar të marr një përgjigje nga Fetah Paqarizi, por deri në momentin kur është publikuar ky artikull, ai nuk ka dhënë përgjigje.
Sa janë dënimet për anëtarët e Komisionit Zgjedhor, nëse vërtetohet se kanë ndërhyrë në vullnetin e qytetarëve dhe kanë tentuar të devijojnë rezultatin e kandidatëve?
Sipas nenit 216 mbi falsifikimin e rezultateve të votimit, një anëtar i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërodrimt të detyrave pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, mund të dënohet nga 3 deri në 5 vjet burg.
NENI 216 – FALSIFIKIMI I REZULTATEVE TË VOTIMIT
1.Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkriemt, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultate e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim 1 deri në 3 vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërodrim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej 3 deri në 5 vjet.
