Rron Gjinovci jep arsyen ‘e rëndësishme’ pse Lumir Abdixhiku nuk mund të japë dorëheqje
Aktivisti Rron Gjinovci ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas një shkrimi në Facebook, Gjinovci thotë se një arsye e rëndësishme pse Abdixhiku nuk mund të japë dorëheqje është për shkak të votave me postë të zgjedhjeve të shkurtit të cilat po hetohen.
Sipas tij, nëse nuk është kryetar i LDK-së, por thjesht deputet dhe ngritet aktakuza, atëherë nuk është i sigurtë që konsiderohet ‘përndjekje politike’.
Ndërsa, nëse është kryetar i LDK-së dhe do të ketë ngritje eventuale të aktakuzës për vjedhje votash, atëherë ai do ta shiste si sulm të diktatorit Kurti mbi opozitën e pafajshme.
Shkrimi i plotë:
Nji arsye që besoj është shumë me randësi pse Lumiri nuk mundet me dhanë dorëheqje, janë votat me postë të zgjedhjeve të shkurtit të cilat po hetohen. Mos me kanë kryetar i LDK-së por thjesht një deputet dhe me ju ngritë aktakuza, s’është i sigurtë që konsiderohet “përndjekje politike”, e si kryetar i LDK-së, ngritjen eventuale të aktakuzës për vjedhje votash ka me e shitë si sulm i diktatorit Kurti mbi opozitën e pafajshme.
Mamni për fjale!
