Pse u largua nga televizioni dhe sa para fiton për një postim si influencere, Jori Delli i zbulon të gjitha!
Të ftuarat e fundit në podcastin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin kanë qenë 4 nga ish-banoret e “Big Brother Vip”: Beniada Nishani, Jori Delli, Sarah Berisha dhe Dea Mishel.
Jori ka folur për shkëputjen nga televizioni dhe përkushtimin ndaj punës së saj si influencer edhe tani pasi është larguar nga Tirana dhe është zhvendosur në Milano. Jori shprehet se puna e saj si influencer i sjell më shumë të ardhura se televizioni që kërkon më shumë përkushtim
Trego për publikun pagesën më të madhe që ke marrë për një postim në Instagram?
Jori: Vetëm një postim 6 mijë euro
Për sa i përket shkëputjes së saj nga televizioni dhe përkushtimit si influencër, Jori ka zbuluar se:
Jori: Televizioni është një hapësirë t’i duhet ta shfrytëzosh, por edhe televizioni të shfytëzon, por nuk duhet të lidhesh me televizionin, unë kam pasur shumë propozime dhe kam akoma, mua nuk më intereson televizioni, televizioni nuk ka lekë, ka shumë mundim por nuk ka lekë.
