Dorëheqje me këmbë!
Lumiri: Kam dështuar.
Kuvendi: E dimë.
Lumiri: Dhe pikërisht për këtë… po jap dorëheqje.
Kuvendi: Jo.
Lumiri: Pse?
Kuvendi: Sepse jo.
Lumiri: Po zgjedhjet?
Kuvendi: Kanë kaluar.
Lumiri: Po përgjegjësia?
Kuvendi: Është koncept.
Lumiri: Po dorëheqja?
Kuvendi: Është dokument.
Lumiri: Ku është dokumenti?
Kuvendi: Tek ti.
Lumiri: Atëherë po e dorëzoj.
Kuvendi: Mos.
Lumiri: Po pse jemi këtu?
Kuvendi: Për të qenë.
Lumiri: Për sa kohë?
Kuvendi: Derisa të rrish.
Lumiri: Rri.
Lumiri: Po dështimi?
Kuvendi: Përvojë.
Lumiri: Po përvoja?
Kuvendi: Dështim.
Lumiri: Pra… ne jemi të fortë kur jemi të dobët?
Kuvendi: Pikërisht.
Dorëheqja: Jam këtu.
Kuvendi: Jo.
Dorëheqja: Po jam këtu.
Kuvendi: E dimë.
Lumiri: E kam ndjerë që dorëheqja ime do të hasë në refuzimin tuaj kategorik.
Kuvendi: Ne refuzojmë me dashuri.
Lumiri: E di që e meritoj… por kjo besnikëri ndaj meje, më emocionon.
Kuvendi: Ne jemi sekt i dashurisë.
Lumiri: Atëherë jam i lirë?
Kuvendi: Jo.
Lumiri: Po nëse insistoj të iki?
Kuvendi: Rri.
Lumiri: Rri.
Lumiri: Kush vazhdon?
Kuvendi: Ti.
Lumiri: Po unë kam dështuar.
Kuvendi: Pikërisht për këtë.
Lumiri: Atëherë vazhdoj.
Kuvendi: Vazhdon.
Lumiri: Po dorëheqja?
Kuvendi: Rri.
Dorëheqja: Rri.
Kuvendi (në kor):
Rri.
Rri.
Rri.
Lumiri: Po kjo çfarë është?
Kuvendi: Demokraci emocionale.
Lumiri: Dhe fundi?
Kuvendi: Nuk ka fund.
Kuvendi: Kështu funksionon demokracia.
P.S. 8
AUTOKRITIKË
Dorëhiqu, shoqe.
Dikush duhet.
