KQZ nis publikimin e rezultateve të nga rinumërimi
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultate nga rinumërimi i disa vendvotimeve.Rezultatet janë nga 11 vendvotime në total, teksa janë numëuar tri.
Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.
https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?municipality=0&votingStation=0&pollingClass=0
