E bukura Molly Smith tregon barkun e tonifikuar
Ylli i Love Island, Molly Smith, ka shfaqur linjat e saj mbresëlënëse pas stërvitjes së fundit të hënën.
Artistja e reality show-t, 31 vjeç, ndau disa fotografi në Instagram Stories, ku pozonte me vetëbesim duke treguar barkun e saj të tonifikuar dhe muskujt e fortë të barkut.
Molly ishte veshur me një bralette ngjyrë vjollcë dhe geta shumë të ngushta, ndërsa tërhiqte lehtë belin e pantallonave për të vënë në pah trupin e formuar në palestër, shkruan “Dail Mail”, transmeton “Bota sot”.
Duke ndarë sekretin e fizikut të saj mbresëlënës, ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Konsistenca është çelësi.”
Molly fitoi sezonin All Stars të reality show-t të ITV2 në vitin 2024, së bashku me Tom Clare, me të cilin shpalli fejesën në shtator të vitit të kaluar.



