TË FUNDIT

Vërshimet në veri të Kosovës, Policia: Mbyllet një urë, evakuohen katër familje

Pas vërshimeve në veri, policia ka njoftuar se gjendja e sigurisë dhe rendit publik në veri të vendit është nën monitorim të vazhdueshëm.

ADVERTISING

Policia njoftoi gjithashtu se si pasojë e vërshimeve, një urë në fshatin Beluçe te Leposaviqit ka pësuar dëmtime dhe është mbyllur përkohësisht.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se katër familje janë evakuuar, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur si pasojë e vërshimeve.

“Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar”.

Passive Income
Работете го ова 15 минути дневно и заработете 270.000 денари
Дознај повеќе
“Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, në qytetin e Mitrovicës së Veriut janë evakuuar katër (4) familje, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *