Emily Ratajkowski zemëron fansat pasi bën ‘twerk’ dhe pozon në një xhami duke shkruar “New Yorku i Mamdanit”
Modelja amerikane Emily Ratajkowski shkaktoi reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak se publikoi një video duke bërë twerk, e më pas një foto nga një xhami në të cilën mban shami.
“New Yorku i Mamdanit”, tha ajo në përshkrimin e postimit në Instagram. Shumë e kritikuan për këtë veprim, duke thënë se i kishte ofenduar myslimanët.
“Sllajdi i dytë është bërë në Xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi, ku jetoj. Nuk jam fetar dhe gjithmonë kam qenë një fans i yti, por dreqi qoftë… Trego pak respekt”, “Mund të bësh çfarë të duash me trupin tënd. Askush nuk po debaton për këtë. Ajo që vihet në dyshim është zgjedhja jote për ta shoqëruar atë me një foto të bërë në një vend të shenjtë për gratë myslimane. Kjo nuk është e guximshme apo progresive, është thjesht mungesë respekti”, “E tmerrshme”, janë disa nga komentet.
Ajo ende nuk ka folur për reagimet që ka marrë. Më parë ajo ka mbështetur Zohran Mamdani-n, i cili është kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut.
Emily Ratajkowski i ka shprehur pikëpamjet e saj politike edhe në rrjetet sociale në vitet e kaluara. Ajo mbështeti Bernie Sanders në zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2020.
