LIVE: Nis numërimi i 3 mijë votave të fundit, këto janë rezultatet e publikuara nga KQZ-ja
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve të diasporës, mbi 3 mijë sosh, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.
Deri më tani, janë numëruar 157 kuti, ose 86,26 përqind e votave, përcjell “Bota sot”.
Lëvizja Vetëvendosje, po prin me votat e diasporës, ku gjithsej ka 31,0311 vota ose 72,70%.
Pas saj, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka 4,345 vota ose 10,19%.
Ndërsa, në vend të tretë është PDK me 3,926 vota ose 9,20% dhe në vend të katërt AAK me 1,667 vota ose 3,91%.

