OPINIONTË FUNDIT

Lista e personave të përfshirë në aferën një milionëshe në BKS

Janë bërë publike lista e personave të përfshirë në aferën një milionëshe në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Ariana Domniku Collaku, Yll Collaku, Marigona Collaku, Naxhije Collaku, Naser Biri, Jetesa Biri, Ron Biri Bardh Hoti, Mirjeta Kosumi, Agon Bardhi, Hasip Meleqi, Agim Krasniqi, Trendeline Azemi, Lirim Ahmetaj, Kushtrim Demolli, Mentor Demolli, Egzona Gashi, Lumnije Osmani, Rilind Hasani, Paris Starabanja, Florent Sylejmani, Kimete Kuliqi, Fehmi Bajrami, Brendona Mujaj, Faton Hajdari, Hana Rastavica, Valbone Hoxha, Nora Mucaj, Mergim Zabeli, Leonora Berishaj, Shefqet Mjeku, Leonard Rexhaj, Bajram Osmani, , Diellza Kabashi, Enis Osmani, Besiana Murati, Arbnora Peci, Valon Duraj, Suad Haliti, Adem Nasufi, Ariana Mehmeti, Hana Ullak, Muhamet Rexhepi, dhe subjekti juridik Reforma SHPK.

39 persona janë arrestuar të enjten pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me dyshimet për dallavere në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS). Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Departamentit të Financave në BKS, Valon Berisha. Në një konferencë për media, kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Petrit Kryeziu, ka thënë se gjithashtu kanë arritur të bllokojnë të holla në vlerë mbi 1 milionë e 300 mijë euro.

Kryeziu ka bërë të ditur se hetimet për këtë çështje i kanë nisur në marsin e vitit 2025. Target për arrestim i kanë pasur 46 persona.

“Po flasim për një rast ku kemi urdhëresa për bastisjen e 47 shtëpive. Përfshihet edhe një person juridik. Bëhet fjalë për keqpërdorime në BKS. Cak i hetimeve ishin ish-drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Departamentit të Financave të BKS-së, Valon Berisha”, ka thënë ai.

Kryeprokurori ka thënë se ekziston dyshimi se Mazreku dhe Berisha duke keqpërdorur autorizimet nga BKS-ja i kanë mundësuar vetes fitime të mëdha dhe i kanë shkaktuar dëm Byrosë mbi 1 milion euro. Këtë dallaver ata dyshohen se e bënë përmes personave të ndryshëm.

“Ata kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë bërë dokumente të falsifikuar. I kanë shkaktuar dëm Byrosë 1,043,000 euro. Kemi hasur në 166 transaksione të dyshimta – 25 kanë të bëjnë me 12 personat me të cilët kishin arritur ujdi fiktive jashtë gjyqësore kinse si autorizues të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion. Dhe i kanë kompensuar në vitin 2022 dhe 2023, teksa personat kanë qenë të kompensuar në vitet e mëhershme”, ka deklaruar Kryeziu.
Shuma më e vogël e tranksasioneve ka qenë, sipas tij, 6,800 euro e më larta 68 mijë euro.

“46 persona fizikë i kemi pasur target për arrestim – 39 janë të arrestuar, për të cilët Prokuroria ka lëshuar vendim për ndalim. Aksioni i sotëm ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës. Nuk ka pasur regjion pa bastisje dhe arrestim për këtë çështje”, shtoi ai.

Kryeziu ka thënë se në aksion kanë sekuestruar 23 mijë e 700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme, pajisje elektronike dhe e theksoi bashkëpunimin e ngushtë me inteligjencën financiare, ku ka thënë se kanë arritur t’i bllokojnë 1 milionë e 300 mijë e 886 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *