LIVE: KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, VV përforcon epërsinë me mbi 72%
Dje, ( e martë) KQZ ka filluar numërimin e pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. Ky proces është duke vazhduar edhe ditën e mërkurë.
Nga 114 kurti janë numëruar 99 sosh ose 86,84% e votave.
Edhe sipas numërimit të tyre, prin VV me 72.97% ose 21,103 Vota
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK: 9.86% ose 2,852 Vota
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: 9.33% ose 2,699 Vota
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS: 3.82% ose 1,104 Vota
07.01.2026 – 07:21
Elezi: KQZ vazhdon numërimin e pjesës tjetër nga votimi me postë
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar të martën në mbrëmje se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit të personave me nevoja të veçanta.
Sipas Elezit, “të martën, më 6 janar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar fletëvotimet e 57 vendvotimeve, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht, si dhe janë numëruar 37 kutitë e votimit brenda të cilave janë vendosur fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, votimi i të cilëve është mundësuar ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile”.
Sipas tij, të martën në mbrëmje derisa numërimi i këtyre fletëvotimeve nga këto dy lloje votimi ishte në përfundim e sipër, KQZ ka filluar numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. Ky proces është duke vazhduar edhe ditën e mërkurë.
“Pra, në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.
Ndërkaq, fletëvotimet e numëruara më herët në QNR (3 – 5 janar 2026) dhe që i takonin votimit përms postës, ishin pjesë e më shumë se 28 mijë pakove me fletëvotime që ishin tërhequr nga KQZ para vitit të ri.
06.01.2026 – 23:09
Numërohen të gjitha votat e personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati
Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 36.96% apo 622 vota. E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 26.14% apo 440 vota.
Në vend të tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.30% apo 207 vota.
Ndërsa Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ka votimi me nevoja të veçanta ka marrë 7.13% apo 120 vota.
06.01.2026 – 22:31
Përfundon numërimi i votave me kusht
Nga: A.Sh
Përfundon numërimin i votave me kusht për kandidatë për deputetë.
KQZ ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimin i votave me kusht, nga ku del se:
LVV – 50.98% ose 5,035 Vota
PDK – 19.75% ose 1,951 Vota
LDK – 10.79% ose 1,066 Vota
AAK – 5.88% ose 581 Vota
06.01.2026 – 21:42
Numërohen afër 100 për qind të votave me kusht, kjo është renditja
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.
KQZ vazhdon me numërimin e votave me kusht, ku deri në orën 21:10, nga ky proces janë numëruar 98 për qind të këtyre votave, raporton KosovaPress.
Nga ky proces i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 4 mijë e 794 vota ose 50.69 për qind, PDK me 1 mijë e 871 vota ose 19.78 për qind.
Subjekti i tretë politik me votat me kusht ka dalë LDK-ja me 1 mijë e 9 vota ose 10.67 për qind.
Ndërsa pas saj, AAK-ja me 533 vota ose 5.89 për qind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
06.01.2026 – 20:25
Numërohen afër 60 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.
KQZ vazhdon me numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta. Deri në orën 19:41 nga ky proces janë numëruar 59 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta.
Nga ky proces i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 312 vota ose 35. 17 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 202 vota ose 22.77 për qind. Dhe në vendin e tretë renditet LDK-ja me 131 vota ose 14.77 për qind e ndjekur nga AAK me 91 vota ose 10.26 për qind, raporton KosovaPress.
Ndërkohë, vëzhgues të procesit zgjedhor vlerësojnë se certifikimi i rezultateve pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji, përkatësisht deri më 19 janar.
06.01.2026 – 17:56
Numërohen mbi 90% të votave me kusht
Nga: A.Sh
KQZ po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë për deputetë.
Nga numërimi i 91,23% votave me kusht, kjo është renditja;
LVV – 49.48% ose 4,021 vota
PDK – 19.82% ose 1,611 vota
LDK – 10.27% ose 835 vota
Lista serbe – 6.56% ose 533 vota
AAK – 5.73% ose 466 vota
06.01.2026 – 17:20
Përfundon sot numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta
Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të dhëna nga personat me nevoja të veçanta në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pritet të përmbyllet sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Këtë për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025. Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, tregoi ai.
Elezi ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht.
“Sipas të dhënave, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkohë, në platformën e KQZ-së për rezultate ka filluar të shfaqen edhe mandatet e fituara nga subjektet politike, sipas dinamikës së numërimit të fletëvotimeve.
06.01.2026 – 15:32
KQZ afër përfundimit të numërimit të votave me kusht
Nga: A.Sh
KQZ po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë për deputetë.
Deri më tani, janë numëruar 82,46% e votave me kusht, transmeton “Bota sot”.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces po vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.39% ose 3,529 vota.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.42% ose 1,459 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 10.64% ose 760 vota.
Kurse, në vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë vetëm 6.05% ose 432 vota.
06.01.2026 – 14:38
Numërohen 98.06 % të votave, PDK rikthen ulësen
KQZ po vazhdon me numërimin e votave për kandidatë për deputetë.
Der më tani, janë numëruar 98.06 % të votave, ku vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 50.66% apo 470,114 Vota dhe me 57 mandate.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, 20.43% apo 189,628 Vota dhe me 23 mandate
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 13.32% apo 123,604 Vota dhe me 14 mandate.
Kurse, në vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë vetëm 5.53% apo 51,307 Vota dhe 6 mandate.
Sot, PDK ka rikthyer ulësen e 23-të ku dje e humbi pasi LVV-së iu shtua mandati i 57.
Tanimë PDK do të ketë 23 ulëse, kurse LDK ka rënë në 14
