U raportua se Bislimi u taku me Gjuriqin, reagon Abrashi, jep këtë sqarim
Ish deputeti Artan Abrashi ka reaguar pas raporteve që raportua se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me diplomatin serb Marko Gjuriq.
Në një postim në Facebook, Abrashi shpjegoi se gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), që e ka përmendur këtë takim, ka thënë se Bislimi ka qenë një nga pjesëmarrësit në disa takime, por nuk ka shkruar se ata janë takuar mes vete.
Sipas Abrashit, problemi qëndron te portalet, të cilat kanë deformuar informacionin e NZZ për të krijuar tituj të pasaktë.
Ai thekson se serioziteti i NZZ nuk është në dyshim, por ato media që manipulojnë informacionin për të tërhequr klikime duhet të shqetësohen për etikën e tyre gazetareske.
BoneControl
Денес направете го ова за утре да немате болки во зглобовите
Лек што ја обновува ‘рскавицата, дури и по 60 години
Дознај повеќе
Postimi i plotë:
Askush nga qeveria nuk po konteston shkrimin e NZZ. Aty informatat paraqiten saktë. Problemi është te raportimi e deformimi që paraqitet në portalet në Kosovë. Sepse gazeta zvicerane NZZ, nuk shkruan se Bislimi është takuar me Gjuriqin. Gazeta shkruan se kanë qenë ndër pjesëmarrësit e këtyre takimeve, por jo që janë takuar bashkë apo që kanë qenë prezent në të njëjtin takim.
Pra serioziteti i NZZ nuk po vihet në pikëpyetje nga askush. Serioziteti i portaleve në Kosovë është për t’u vendosur në dyshim, kur deformojnë e manipulojnë artikujt e gazetave serioze si NZZ.
