SPORTITË FUNDIT

Kjo po i tremb serbët nga shqiptarët, media serbe atakon me emër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para vitit të Ri në Podgoricë të Malit të Zi, një skandal nga ana e organizatorëve malazezë ndaj pingpongisti të talentuar të Republikës së Kosovës.

Sportisti të Kosovës, Rejan Krasniqit, iu mohua fitorja.

Pingpongisti i Kosovës pas fitores bëri shqiponjën dy krenare, simbolin më të bukur, dhe shih turpin e organizatorëve e diskualifikojnë.

Tani mediumi serb, satelit i pushtetit në Serbi, “Veçernj Novosti’, shkruan pa fije turpi për atë që bënë organizatorët e turneut në Mal të Zi.

“Siç dihet prej vitesh, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jo vetëm që fantazojnë, por edhe punojnë me vetëdije për krijimin “Shqipëri e Madhe”, një shtet që do të pushtonte pjesë të territoreve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Simboli universal i përdorur nga mbështetësit e kësaj ideje është “shqiponja shqiptare”, e cila tregohet si një gjest me krahë të kryqëzuar përpara gjoksit dhe gishta të hapur, të cilët, me katër gishta të mëdhenj të ndërthurur në secilën anë, përfaqësojnë krahët e zogut të lartpërmendur.

Edhe pse kjo shenjë nuk është e ndaluar me ligj në vendet integriteti territorial i të cilave shkelet nga ideja “Shqipëri e madhe”, duket se ka ardhur koha për të mbajtur pasojat për promovimin publik të idesë së përmendur me procedurë urgjente”, shkarravit ky medium.

“Pingpongisti i ri nga Ferizaj, nga Kosova, Rejan Krasniqi, e ndjeu këtë në lëkurën e tij.

Në fakt, ai u shkualifikua menjëherë nga turneu në Mal të Zi pasi bëri gjestin e shqiponjës shqiptare ndërsa festonte triumfin e tij në finale.

Siç njoftoi klubi i tij i pingpongut “Gani Maloku”, gjithçka ndodhi në turneun “Podgorica Open”. Sipas njoftimit, vendimi për të shkualifikuar Rejan Krasniqi u mor nga organizatori i turneut të hapur në kryeqytetin e Malit të Zi”, shkruan më tej ky medium, satelit i pushtetit serb.

Shqiponja dykrenare i tremb fort serbët.

Siç dihet, në Kaliningrad të Rusisë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, e bënë shqiponjën dykrenare në fushë në fitoren ndaj Serbisë me rezultat 2:1 (22 qershor, 2018), së fundi Rey Manaj në Leskovc të Serbisë, ku Shqipëria e hodhi në nokaut me rezultat 0:1.

Shqiponja dykrenare i tremb fort serbët sepse ua kujton humbjet poshtëruese nga Zvicra dhe Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *