Kjo ishte vajza që dërgonte foto nga Beogradi për Kombëtaren e Kosovës në rrethimin e hekurt
Situata u tensionua shpejt, pasi një grup tifozësh famëkeq si “Delija”, nisën protesta, ndërsa vendi ku qëndronte kombëtarja e Kosovës ishte i rrethuar nga xhandarmëria serbe.
Stërvitja u mbajt nën drejtimin e trajnerit Faruk Shala, me vajzat e Kosovës të rrethuara nga forca të shumta sigurie.
Në tutat sportive shkruante Kosova, ndërsa xhandarmëria kujdesej për çdo lëvizje.
Për arsye sigurie ishte dhënë urdhër i prerë që asnjë fotografi të mos shpërndahej nga ato momente delikate.
Megjithatë, nga rrethimi i hekurt, ku “as miza nuk mund të depërtonte”, dikush po dërgonte foto.
Në Federatën e Hendbollit të Kosovës nisën dyshimet se fotografitë po dërgoheshin nga trajneri, të cilit iu tërhoq vërejtje që të mos shpërndante asnjë material për media për shkak të rrezikut.
Askush nuk e mendonte se pas fotos ishte fizioterapeutja nga Kosova, Erlinda Hakaj, e cila, në mënyrë tinëzare dhe me guxim të jashtëzakonshëm, po dërgonte fotografi nga vendi i ngjarjes, duke dokumentuar një moment historik nën rrethimin e xhandarmërisë serbe.
Pas stërvitjes në Kovilovo, Qeveria e Serbisë, me në krye Aleksandar Vuçiqin, nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes mes Serbisë U-20 dhe Kosovës U-20, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.
Ky ishte veprim skandaloz nga Serbia.
