Vota ime është e drejtë, jo privilegj!
Nuk ka asnjë analist, asnjë lider politik, asnjë portal dhe asnjë individ tjetër që ka të drejtë morale, politike apo ligjore ta ndalojë votën e mërgatës apo ta kushtëzojë atë!
Unë jam nga mërgata dhe rasti im nuk është i vetëm – ka me mijëra raste të ngjashme në diasporë.
Në mars të vitit 1998, pa e pyetur askënd, lashë në Zvicër punën, bashkëshorten me një fëmijë 14-muajsh dhe shtatzënë, dhe erdha në atdhe për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së. Me shokë e bashkëluftëtarë, mbi 16 muaj isha në luftë për lirinë e Kosovës.
Pas luftës u ktheva sërish në mërgim, jo nga dëshira. Gjatë asaj lufte humba shumë shokë e bashkëluftëtarë. Vetëm nga Zvicra ranë 110 dëshmorë të UÇK-së.
Sot, pas gjithë këtij kontributi, nuk ka asnjë analist, asnjë lider politik, asnjë portal dhe asnjë individ që ka të drejtë morale, politike apo ligjore të më ndalojë:
• të vij në shtetin tim,
• të investoj,
• të punoj,
• të jetoj,
• dhe TË VOTOJ subjektin politik që unë e zgjedh, pa asnjë kushtëzim.
Денес направете го ова за утре да немате болки во зглобовите
BoneControl
Мајка од Охрид се тргна од штаки и изоде 10км за 21 ден
BoneControl
Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea
Diaspora nuk është mysafire në Kosovë.
Diaspora nuk është spektatore.
Diaspora është pjesë themelore e historisë së lirisë, e mbijetesës ekonomike dhe e demokracisë së këtij shteti.
Kush e konteston të drejtën e votës së diasporës, nuk po sulmon një grup njerëzish, por po mohon:
• sakrificën e luftës,
• gjakun e dëshmorëve,
• dhe vetë themelet e shtetit të Kosovës.
Kosova është e jona – për ata që jetojnë në të dhe për ata që u detyruan të jetojnë jashtë saj.
Vota ime është e drejtë, jo privilegj.
