Rron Gjinovci ‘analizon’ përqindjen e Kurtit: Për 16 vjet në politikë, ai është karakterizuar nga…
Aktivisti Rron Gjinovci thotë se Albin Kurti jo që e ka arritur rezultatin e 2021, por edhe e kaloi edhe në vota edhe në përqindje.
Sipas tij, le te flasin sa të duan për disaporën, por performanca e Kurtit në politikë prej 2010 kur ka hyrë për herë të parë, pra 16 vjet, është karakterizuar me rritje të vazhdueshme.
“Albin Kurti jo vetëm që e arriti rezultatin e vitit 2021, por e kaloi atë si në numër votash, ashtu edhe në përqindje.
Flisni sa të doni për diasporën, herë andej e herë këndej, por performanca e tij politike që nga viti 2010, kur hyri për herë të parë në garë, pra për 16 vjet, është karakterizuar nga rritje e vazhdueshme. Si performancë elektorale, vështirë se Kosova do të ketë ndonjëherë një figurë më të suksesshme”, ka shkruar Gjinovci
