TË FUNDIT

Pas pasivizimit dhe diskriminimit, Hasani kërkon ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Viti 2025 dhe fillimi i vitit 2026 shënojnë një moment kyç për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, një rajon historikisht i ndjeshëm në Ballkan.

Pas dekadash sfidash, sakrificash dhe përpjekjesh për mbrojtjen e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre, zëri i komunitetit shqiptar po dëgjohet më shumë se kurrë në arenën ndërkombëtare.

Veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se viti 2025 ishte një vit i vështirë, por historik për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke shënuar zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se ky vit solli ngritjen e çështjes së krahinës në Kongresin Amerikan, ku u miratua për herë të parë një Rezolutë që denoncon diskriminimin ndaj shqiptarëve, duke theksuar nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *