LIVE: Numërohen mbi 40% e votave me postë, VV rrit epërsinë
Numërohem mbi 40% e votave me postë
Nga: A.Sh
Janë numëruar mbi 40% e votave me postë. Sipas faqes së KQZ-së, Vetëvendosje ka thelluar epërsinë me rezultat
Lëvizja Vetëvendosje me 72.07% ose 8,320 Vota
LDK me 10.35% ose 1,195 Vota
PDK me 8.58% ose 991 Vota
AAK me 6.18% ose 714 Vota
04.01.2026 – 12:46
KQZ: Nga pasdita e shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti nga votimi me postë
Po vazhdon numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ’së tha se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë, janë numëruar 19 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7) dhe Mitrovicë e Jugut (2/5).”
“Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve, sipas komunave.”
04.01.2026 – 12:01
Vazhdon numërimi i votave me postë, prin Vetëvendosje
Nga: A.Sh
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 28 kutive të votave me postë ose 30,43% e numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 70.69% ose 5,319 Vota.
LDK- 10.59% o se 797 Vota
PDK- 8.83% ose 664 Vota
AAK- 8.27% ose 622 Vota
04.01.2026 – 07:32
Votat me postë: Vetëvendosje kryeson bindshëm në QNR
Nga: A.Sh
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 23 kutive të votave me postë ose 25,00% e numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë 69.52% ose 4,327 Vota.
LDK- 11.28% ose 702 Vota
AAK- 9.43% ose 587 Vota
PDK- 8.13% ose 506 Vota
03.01.2026 – 21:20
Numërohen 11 kuti të votave me postë, LVV kryeson – AAK ruan vendin e dytë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 11 kutive të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 62.69 për qind, duke grumbulluar 1,687 vota.
Befasia në këtë fazë të procesit është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila renditet e dyta me 422 vota apo 15.68 për qind.
Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 337 vota (12.52 për qind), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 192 vota, që përbëjnë 7.13 për qind.
Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa pritet të shihet nëse këto rezultate do të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës.
ImageFoto galeri
03.01.2026 – 20:13
Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën subjektet politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Nga ky proces në përfaqësi diplomatike, Vetëvendosje ka fituar 13 mijë e 297 vota ose 86.92 për qind, PDK ka fituar 905 vota ose 5.92 për qind, LDK me 726 vota ose 4.75 për qind dhe AAK me 243 vota 1.59$3 Vota 1.59 për qind,
Sipas KQZ-së, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%.
Image
BoneControl
Куманово Овој лек ми ги спаси зглобовите кога ништо не помагаше!
Дознај повеќе
Денес направете го ова за утре да немате болки во зглобовите
BoneControl
Куманово Овој лек ми ги спаси зглобовите кога ништо не помагаше!
BoneControl
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid
Foto galeri
Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.
Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së, bëhet e ditur në njoftim.
ImageFoto galeri
Nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar mbi 950. Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim.
Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime, njofton KQZ.
03.01.2026 – 20:04
Numërohen mbi 5% e votave me postë, VV e para, AAK e dyta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.
Sipas të dhënave të para, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani 5 për qind e tyre ose 5 kuti.
Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.08% ose 785 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës befasisht renditet e dyta me 15.35% ose 177 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.75% ose 147 vota.
Njëherit Partia Demokratike e Kosovës ka 2.52% ose 29 vota.
03.01.2026 – 17:28
Elezi: Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, nis numërimi i atyre me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.
Pas procesit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, në platformën e KQZ-së për rezultate janë përditësuar të dhënat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Këto informacione janë dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për EO, i cili ka treguar se pak pas orës 16:00, të ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlijn dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit.
Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime.
Në votimin me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë dhe pas përfundimit të tërheqjes së fletëvotimeve nga të gjitha kutitë postare, do të dihet se sa prej votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.
Sipas planifikimeve, tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.
Gjithashtu, gjatë javës në vazhdim, në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.
Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
03.01.2026 – 17:08
Rezultatet e përmbledhura: Vetëvendosje me 50% të votave
Është procesuar numërimi i votave në nivel vendi nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 50.00 për qind, apo 447,179 vota të fituara.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.76 për qind ose 185,689 vota.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 13.44 për qind, ose 120,182 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5.57 për qind apo 49,856 vota, ndërsa e pesta është Lista Serbe me 4.70 për qind, ose 42,015 vota.
Këto rezultate përfshijnë edhe votat e numëruara nga përfaqësitë diplomatike, ndërkohë që ende mbetet të bëhet numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Bazuar në skenarin aktual të shpërndarjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës pritet të fitojë 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 15 ulëse, ndërsa AAK pritet të ketë 6 deputetë në legjislaturën e re.
03.01.2026 – 14:07
Rezultatet e plota të votave: Albin Kurti kryeson listën e deputetëve
Nga: A.M.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Në përditësimin e fundit nga KQZ, del që janë numëruar 100 për qind e votave.
Mirëpo, tani po pritet të përfundojë edhe numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, ku dëri tani janë numëruar 75 për qind e votave.
Më poshtë, “Bota sot” u sjell rezultatet për 10 deputetët më të votuar të partive politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.
Top 10 kandidatët më të votuar te LVV:
Albin Kurti – 355,248 Vota
Glauk Konjufca – 275,664 Vota
Albulena Haxhiu – 145,340 Vota
Hekuran Murati – 145,109 Vota
Donika Gërvalla-Schëarz – 129,227 Vota
Xhelal Sveçla – 115,551 Vota
Hajrulla Çeko – 104,848 Vota
Avni Dehari – 95,474 Vota
Mimoza Kusari Lila – 84,894 Vota
Ejup Maqedonci – 81,922 Vota
Top 10 kandidatët më të votuar te PDK:
Bedri Hamza – 155,244 Vota
Arian Tahiri – 68,122 Vota
Përparim Gruda – 62,532 Vota
Uran Ismaili – 54,080 Vota
Sala Jashari – 45,349 Vota
Vlora Çitaku – 42,809 Vota
Enver Hoxhaj – 37,809 Vota
Arben Mustafa – 37,721 Vota
Nait Hasani – 29,794 Vota
Rrahman Rama – 27,772 Vota
Top 10 kandidatët më të votuar te LDK:
Lumir Abdixhiku – 83,527 Vota
Hykmete Bajrami – 52,968 Vota
Ukë Rugova – 45,887 Vota
Avdullah Hoti – 41,388 Vota
Doarsa Kica Xhelili – 41,049 Vota
Kujtim Shala – 38,051 Vota
Anton Quni – 29,474 Vota
Armend Zemaj – 26,528 Vota
Lutfi Haziri – 24,996 Vota
Jehona Lushaku Sadriu – 20,064 Vota
Top 10 kandidatët më të votuar te AAK:
Ramush Haradinaj – 41,470 Vota
Daut Haradinaj – 24,740 Vota
Besnik Tahiri – 24,649 Vota
Bekë Berisha – 18,392 Vota
Agim Çeku – 17,039 Vota
Time Kadrijaj – 15,718 Vota
Arber Tolaj – 15,225 Vota
Burim Ramadani – 14,928 Vota
Lahi Brahimaj – 11,083 Vota
Pal Lekaj – 10,127 Vota
