Gruaja maqedonase e thotë hapur për shqiptarët e Kosovës
Meri Giçeva flet hapur për përvojën e saj në vendin tonë, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës janë mikpritës të mëdhenj dhe shquhen për kulturë të lartë.Meri tha se fustanin që shihet në foto, e ka porositur nga Kosova dhe i pëlqen ngjyra kuq e zi.
Për sa kohë që ka luajtur në Kosovë, hendbollistja maqedonase Meri Giçeva nuk e harron atë periudhë të veçantë të karrierës së saj, të cilën e cilëson si fantastike.
Gruaja nga qyteti i Prilepit flet hapur për përvojën e saj në vendin tonë, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës janë mikpritës të mëdhenj dhe shquhen për kulturë të lartë.
“Ajo që më ka befasuar më së shumti ka qenë mikpritja e njerëzve në Kosovë.
Pastaj, Kosova u zhvillua shumë shpejt edhe në aspektin ekonomik.
Njerëzit funksionojnë si familje dhe të gjithë janë disi së bashku”, ka deklaruar Giçeva për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Giçeva ka veshur fanellën e disa klubeve, përfshirë Vushtrrinë, KHF Samadrexhën, Prishtinën dhe Ferizajn.
Ajo po ashtu thekson se ka qenë e kënaqur edhe në aspektin financiar. “Kam pasur përfitime financiare, përndryshe nuk do të kisha qëndruar në Kosovë për gjithë ato vite.
Të gjithë kanë qenë korrektë me mua në aspektin financiar”, shtoi Giçeva.
Aktualisht është hendbolliste, zëvendëstrajnere në ekipin e parë Despina nga Prilepi dhe trajnere për kadetë (femrat).
Në fund , Meri tha se fustanin që shihet në foto, e ka porositur nga Kosova dhe i pëlqen ngjyra kuq e zi.
