TË FUNDIT

LIVE: Numërohen 75% e votave nga përfaqësitë diplomatike, Vetëvendosje kryeson edhe në diasporë

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike, po vijon ende.

Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 75% e këtyre votave.

Nga këto fletëvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera, duke grumbulluar 87.15% apo 8910 vota.

PDK e dyta me 5.50% apo 562 vota, e ndjekur nga LDK me 4.87% apo 498 vota.

Në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë janë AAK, KDTP dhe Nisma me 1.59%, 0.27% respektivisht 0.26%.

02.01.2026 – 23:46
VV udhëheq me 87% në votat e diasporës, 60% të tyre të numëruara

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike po vazhdon me ritëm të shpejtë. Aktualisht janë përpunuar 24 nga 40 vendvotime, ose 60% e totalit.

Nga numërimi i deritashëm. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 87.01% të votave, ose 5,915 vota.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK ka 5.62% të votave, ose 382 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK ka 4.80% të votave, ose 326 vota.

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 1.54% të votave, ose 105 vota.

ImageNumërimi i votaveFoto galeri
02.01.2026 – 22:47
Numërimi i votave për deputetë drejt fundit: Këta janë kandidatët që kanë marrë mbi 100 mijë vota

Zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor po hyjnë në fazën përfundimtare të numërimit të votave për deputetë.

Deri tani, me përpunimin e 2,511 nga 2,557 vendvotime ose 98.20%, disa kandidatë kanë arritur të kalojnë shifrën e 100,000 votave, duke treguar epërsinë e tyre të dukshme.

Lëvizja Vetëvendosje – VV:

Albin Kurti – 346,603 vota

Glauk Konjufca – 268,515 vota

Albule­na Haxhiu – 141,321 vota

Hekuran Murati – 141,225 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 125,821 vota

Xhelal Sveçla – 112,101 vota

Hajrulla Çeko – 101,316 vota

Te Partia Demokratike e Kosovës vetëm Bedri Hamza ka arritur Bedri Hamza me 152 mijë e 455 vota.

LDK dhe AAK nuk kanë kandidat që të ketë kaluar 100,000 vota deri tani.

Në zgjedhjet e së dielës, Lëvizja Vetëvendosje mori 49.24% (423,470 vota)

Partia Demokratike e Kosovës – 21.10% (181,464 vota).

Lidhja Demokratike e Kosovës – 13.39% (115,168 vota).

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.70% (49,023 vota).

02.01.2026 – 22:11
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

Edhe 5 komuna të tjera kanë përfunduar mbrëmjen e së premtes procesin e verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Bëhet fjalë për komunat Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj, të cilat kanë përfunduar këto aktivitete deri në orën 21 të së premtes.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se “në QKN e Prishtinës, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë në pjesën e parë të ditës së shtunë”.

Sipas tij, deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00), janë procesuar në platformën e rezultateve 5,504 nga 5,557 vendvotime apo rreth 98% e vendvotimeve.

Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna, përfshirë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, Elezi tregoi se në QNR është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00) janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike”, tha ai.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.

02.01.2026 – 20:54
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga përfaqësitë diplomatike, ku qytetarët e Kosovës jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas përditësimit të fundit të orës 20:05, që përfshin 45 për qind të votave të numëruara, mbështetja më e madhe shkon për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 85.11 për qind të votave. Partitë tjera shënojnë përqindje njëshifrore: PDK 6.18%, LDK 5.70% dhe AAK 1.56%.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, nga të cilat 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 pako janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së.

02.01.2026 – 20:30
Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.

Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

02.01.2026 – 19:52
Lista e LDK-së për deputetë: Dy kandidatë ndërrojnë vendet, Gashi ngec
Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante.

Ermal Sadiku i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari.

Sadiku deri tani ka 15 mijë e 86 vota derisa Hadërgjonaj 15 mijë e 17 vota.

ImageLista e LDK-seFoto galeri
Arben Gashi ka ngecur mbrapa me vota, dhe tani ka rreth 500 vota më pak se Hadërgjonaj.

02.01.2026 – 18:35
KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike.

Deri më tani janë numëruar 17 nga 40 kuti të votimit, apo 42.50 për qind e totalit.

Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave.

Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:

Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota
Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota

Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

02.01.2026 – 13:19
Numërimi i votave drejt fundit, mbesin edhe këto katër komuna
Nga: A.M.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me nuëmrimin e votave për kandidatë për deputetë.

Deri më tani janë numëruar shumica e votave, apo më saktë 93,70%, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, po thuajse në të gjitha komunat kanë përfunduar numërimet.

Mirëpo, vetëm edhe në 4 komuna po vazhdon numërimi: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë.

02.01.2026 – 13:06
Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë aktualisht në proces numërimi. Pas përfundimit të tyre, do të vazhdojë numërimi i votave të dërguara me postë, të mbledhura nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

Sa i përket Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), nga 11 komuna, deri në mesnatën e së enjtes procesi ka përfunduar në 5 komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërsa po vazhdon në 6 komuna: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. KQZ planifikon që aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit të përmbyllen gjatë kësaj fundjave.

Deri më tani, (2 janar 2026, ora 10:00) janë procesuar mbi 90% e vendvotimeve, ndërsa procesi i numërimit ka përfunduar tashmë në 32 komuna, përfshirë: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *