Numërimi i votave për deputetë drejt fundit, kanë mbetur veç edhe 153 kuti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Deri më tani, janë numëruar 94 për qind e fletëvotimeve, derisa kanë mbetur 153 kuti votimi pa u numëruar.
Kandidatët më të votuar për deputetë:
Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.
