OPINIONTË FUNDIT

“Ndodhi pikë për pikë ashtu siç e parashihja”, Loshi thotë se kishte paralajmëruar rënien e LDK-së

Pas rënies së thellë të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Liri Loshi ka reaguar duke rikujtuar se më 10 prill 2025 kishte paralajmëruar publikisht pasojat që, sipas tij, tashmë u realizuan “pikë për pikë”.

Loshi vlerëson se vazhdimi i refuzimit të një koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen mund ta çojë LDK-në drejt një çarjeje të madhe të brendshme dhe paralajmëron se zgjedhjet e parakohshme do ta dëmtonin rëndë partinë, duke forcuar më tej VV-në.

Ai thekson se koalicioni do të ishte në interes të Kosovës dhe të LDK-së, duke shtuar se pjesëmarrja në qeverisje nuk do ta dëmtonte partinë, por përkundrazi mund ta forconte atë përmes angazhimit të kuadrove më të mira dhe përmirësimit të qeverisjes.

Postimi i plotë:

Shinhi si e kam këshilluar publikisht LDK-në më 10 prill 2025. Dhe pastaj ndodhi pikë për pikë ashtu siç e parashihja. Nejse, mend për tjetër herë.

“Me sa e kam kuptuar unë, nëse LDK-ja refuzon edhe më tej koalicionon qeverisës me Vetëvendosjen, rrezikon seriozisht çarjen e madhe brenda partisë. Lumir Abdixhiku duhet të jetë i vëmendshëm dhe i kujdeshëm që pas ngritjes së LDK-së të mos ndodh një renie e re e që do të ishte fatale për partinë që ai drejton. Nëse rastësisht shkohet në zgjedhje të parakohëshme, LDK mund të humbasë shumë dhe humbja e saj do ta rrisë Vetëvendosjen. Ndërkaq, nuk ka asnjë indicie që LDK-ja do të humbiste as qimen e flokut në qeverisje me Vetëvendosjen. Përkundrazi, nëse do të mobilizonte kuadrin më të mirë që ka në dikasterët qeverisës, LDK-ja do të rritej e VV-ja do ta vazhdonte rënien e lehtë. Natyrisht, nëse ato dikastere arrijnë rezultate të kënaqshme përformuese.

Për mos ta zgjatur: është në interesin e Kosovës si shtet dhe të LDK-së si parti që ky koalicion të ndodh. Dhe, zyrtarët e LDK-së në vend se t’i çojnë selame Kurtit për kërkimfalje, gjë që i garantoj se s’ka për të ndodhë, duhet të nguten e ta pranojë takimin me Kurtin, para se ai të ndryshojë mendje. Mjeshtri është ta japësh golin kur të vjen topi të këmba e jo ta sillesh atë nëpër fushë kot. Topi po duket me qenë në këmbë të LDK-së dhe ajo duhet ta shutojë atë drejt portës. Kosova fiton, sepse i shmanget zgjedhjeve të kushtueshme për shtetin dhe për popullin. Kosova fiton sepse LDK-ja mund ta përmirësojë qeverisjen (që deri tash nuk ka qenë aq impresive!) me ekspërtizën dhe përvojën qeverisëse. Kosova fiton edhe me PDK-në si një opozitë e fuqishme e një qeverie stabile dhe mbi të gjitha si një parti e konsoliduar institucionaliste që do të kontribuonte në stabilitetin politik të vendit dhe në proceset e rëndësishme nëpër të cilat pritet të kalojë Kosova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *