Kryeziu: Vetëm Kujtim Shala e di pse e bllokoi dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Pas debaklit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga LDK u la të nënkuptohet se do të ketë dorëheqje.
Profesori Kadri Kryeziu ka reaguar duke thënë se vetëm Kujtim Shala e di pse u bllokua dorëheqja e Lumir Abdixhikut, duke akuzuar drejtuesit për kalkulime politike dhe shmangie të përgjegjësisë.
“Vetëm Kujtim Shala e di pse e bllokoi mbrëmë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Secili më kalkulant se tjetri.
Në fund, askush nuk merr përgjegjësi — vetëm koha blihet”, shkruan ai.
