Zgjedhjet dhe fitorja e LVV si fitore e demokracisë
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dëshmuan se populli i Kosovës ka shprehur edhe një herë vullnetin e tij të lirë ,zërin e tij të demokracisë duke ia dhënë fitoren Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) në krye me Albin Kurtin. Fitorja e LVV-s nënkupton fitoren e vetë demokracisë dhe të popullit i cili zgjedh se nga kush të qeveriset dhe sigurisht ky verdikt i popullit duhet të pranohet nga të gjithë sepse ajo është zgjedhje e tij e lirë dhe demokratike. Është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar nga të gjithë me mbarvajtjen e zgjedhjeve të cilat treguan se Kosova si shtet po ecën në rrugën e pjekurisë së saj e cila merrë përgjegjësit dhe i qëndron parimeve të demokracisë si dhe në këtë rast mbanë zgjedhje demokratike ,shembull jo vetëm në rajon ,por edhe në Europë.
Në fakt këto zgjedhje treguan poashtu se LVV po rritet vazhdimisht dhe me një shpejtësi të habitshme sa që e ka tejkaluar strukturën e saj ekzistuese duke u bërë kështu lëvizja apo partia që e mbanë fitoren ende brenda saj si rezultat i peshës së votës që ka marrë duke mos pësuar ndonjë rënie që nga fitorja e saj e parë në vitin 2019 e këndej. Kjo ngritje e LVV nuk është e rastësishme ,po ndodh si rezultat i mbajtjes së votuesit të brendshëm sa më afër qëndrimeve të saj politiko-sociale ashtu edhe votuesit nga jashtë pra diasporës e cila ka zgjedhur të lidhet më shumë me LVV dhe qëndrimet e saj si dhe aktiviteteve të saj në diaspor që e mbajnë atë në lidhje të vazhdueshme më votuesit jashtë.
Në fund të fundit, ky është një rezultat më i favorshëm se sa pritej për LVV për të hyrë në parlament si më e fortë se më 9 shkurt 2025. Nga kjo shihet se populli i Kosovës po fillon të heqë dorë nga partitë e mëparshme dhe po i bashkohet LVV dhe ky është një realitet i ri për mjedisin politik në Kosovë dhe të ardhmen e saj. Kështu që e drejta e votës së lirë dhe demokratike në këto zgjedhje është një pjesë e gjykimit të popullit të Kosovës, i cili foli përmes kësaj duke treguar se dëshiron të ketë një përfaqësim të tillë të popullit dhe një fitues që të qeverisë me ta, për ta dhe nga ta.
Në këto zgjedhje u bë e qartë që nga viti 2019 me nxjerrjen fitues të LVV se Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë një shoqëri e shtet socialdemokrat. Por se a do të jetë vërtetë Kosova një shoqëri e vërtetë socialdemokrate kjo varet nga ndryshmet dhe lëvizjet politike si nga brenda ashtu nga jashtë, veçanërisht ato rajonale dhe europiane si dhe ndikimi gjeopolitik dhe formësimi i rendit të Ri botëror që po i vendos këmbët e saj në tokën e saj të këtij shekulli për shekujt në vijim dhe të ardhmen e gjithë botës. Sot do të përmbahem nga diskutimi se si duhet të adresohet fitorja në këto zgjedhje e LVV. Duhet ta lë për hera të tjera diskutimin e tillë. Por ajo që është sot e qartë për të gjithë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një fakt se LVV tani është si lëvizje apo parti më e fortë në Kosovë dhe kjo rritje e saj e ka një zanafillë dhe një arsye. Ky është shteti demokratik i Kosovës që ngriti në një kohë LDK-n në krye si një nga partitë apo lëvizjet e forta demokratike,pastaj PDK-s poashtu në krye si një një parti demokratike e fortë në vend dhe tani së fundi e ka ngrit LVV si një parti apo lëvizje të fortë socialdemokrate.
Ky është poashtu një tregues se shteti i Kosovës po e vendos veten mbi demokracinë autentike dhe po përparon në drejtimin e saj për t’u bërë një shtet aspirant, demokratik, i integruar në familjen europiane dhe institucione tjera të botës demokratike dhe të civilizuar në botë. Nëse pikëpamja është e saktë se realizimi i demokracisë nuk është vetëm parakushti i domosdoshëm, por edhe i mjaftueshëm për fitoren e partive demokratike dhe ato të Lëvizjeve sikur është LVV, atëherë vështirë se ndonjë vend tjetër do të ofronte perspektiva kaq të favorshme për një lëvizje të tillë socialdemokrate se sa Kosova si shtet i ri në zhvillim e sipër i këtij shekulli.
Menjëherë pas këtij rezultati të zgjedhjeve i cili padyshim se e nxorri LVV në krye me Albinin si fitues duhet të fillohet të mendohet se si republika e Kosovës të ndërtoi institucione stabile, kohezive, fleksibile dhe me orientim të qartë europian.
Detyra e tij më e rëndësishme do të duhet të jetë zënia e hapit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe institucionet tjera si një domosdoshmëri për të arritur Kosova të bëhet shtet i barabartë si ato të shteteve të rajonit ashtu edhe shteteve të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Detyrat e shtëpisë duhet t’i kryej Kosova si shtet dhe të tregojë seriozitet në rrugën e saj të natyrshme të integrimit në institucionet dhe organizatat e ndryshme europiane dhe botërore. Por ne nuk jemi ende atje. Kështu që tani për tani për ne si shoqëri e shtet nuk ka rrugë tjetër të sigurt e të natyrshme përveç rrugës së integrimit në familjen europian,rrugës së reformave, lirisë, qytetërimit dhe demokracisë. Është koha që Kosova të kryej detyrat e shtëpisë, të tregoj se është e aftë për reforma dhe të ecën në vepra në udhën për integrimin e saj sa më të shpejtë në Bashkimin Europian, anëtarësimin në NATO , në Këshillin e Europës dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.
Me këtë rast i uroj LVV në krye me mikun tim Albin Kurtin fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij në drejtimin e Kosovës ,natyrisht që dëshira ime është që Republika jonë të bëhet e fuqishme,akoma më e lirë, në paqe me veten dhe të tjerët, demokratike e zhvilluar ekonomikisht dhe e integruar sa më parë në familjen europiane, aty ku i takon vendi i saj dhe aty ku është edhe e ardhmja e saj.
Komento
