TË FUNDIT

Murtezaj nga LDK-ja uron Kurtin dhe ka një kërkesë për të, “LDK-ja rugoviane do të bëhet”

Profesori nga Universiteti i Parisit, njëherit anëtari i kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të sotme.

Ai ka uruar Vetëvendosjen, ndërsa ka thënë se LDK-ja rugoviane do të bëhet dhe do të kthehet.

“Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve z.Albin Kurti, dhe populli i kërkon të punoj për Kosovën dhe interesat më të larta të Republikës së Kosovës”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për kulturën demokratike të treguar në vazhdimësi.

Kosova është lidere e demokracisë në rajon.

Falënderoj të gjithë votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë dhe për shpirtin e lirë e demokratik. LDK-ja Rugoviane do të bëhet dhe do të kthehet.

Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve z.Albin Kurti, dhe populli i kërkon të punoj për Kosovën dhe interesat më të larta të Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj me shpirt demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *