TË FUNDIT

Qelia e Hagës”: Familja Imeri zbulon skenarin që kërcënon qeverinë e ardhshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se kjo qeveri do të bëhet nga partitë ish-opozitare.

“Nëse më pyet për preferencën time për Qeverinë e ardhshme, unë besoj se ajo duhet të formohet nga partitë që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë: PDK, LDK, AAK dhe komunitetet joshumicë.”

Lidhur me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar familja e veprimtarit Haki Imeri.

Alpha Male
Силна потенција дури и после 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
Nga familja Imeri, dyshojnë se PDK dhe LDK mund të kenë një marrëveshje të fshehtë për të formuar qeverinë së bashku me listën serbe, por sipas tyre ish-opozita pritet të mbetet më e tkurrur dhe në opozitë.

Sipas familjes Imeri, qeverinë e ardhshme do ta formojë koalicioni LVV–GUXO–Alternativa–PSHDK, duke sfiduar skenarin e parashikuar nga kreu i NPK, Hashim Thaçi.

“PDK ja ka një marrëveshje të fshehtë me LDK, dhe mendojnë se së bashku me listën serbe mund ta formojnë qeverinë e ardhshme por një është e sigurt, se ish-opozita sipas të gjitha zhvillimeve do të mbetet opozitë dhe më e tkurrur se tani.

Qeverinë do ta bëjë sipas të gjitha gjasave LVV-GUXO-ALTERNATIVA-PSHDK, fitorja e këtij koalicioni do të hedhë në humnerë skenarin që vjen nga qelia e Hagës i drejtuar nga kreu i NPK Hashim Thaçi”, deklaroi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *