TË FUNDIT

Kurti premton mbështetje për Poklekun e Vjetër, Poklekun e Ri e Vasilevën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti ka qëndruar në shtëpinë e Zekë Klunës, administrator i tri fshatrave Poklek i Ri, Poklek i Vjetër dhe Vasilevë, të cilit ia ka dorëzuar kartën e anëtarësisë në Vetëvendosje.

“Faleminderit të gjithëve për këtë mikpritje. Jemi të nderuar e të gëzuar që ndodhem në mesin tuaj e aq më tepër që kemi një ditë të veçantë sot, kur edhe e formalizojmë bashkimin tonë për të mirën e Drenasit e të Drenicës, për të mirën e shtetit të Kosovës e kombit shqiptar. Jemi të interesuar me krejt çka dimë e mundemi t’iu ndihmojmë dhe të përparojmë në çdo aspekt, edhe sa i përket punësimit dhe vlerave të luftës çlirimtare, edhe sa i përket mirëqenies së familjeve, arsimit e shëndetësisë, patjetër që do t’i kemi në fokus këto tri fshatra, dy Poklekat eVasilevën”, deklaroi Kurti.

Ai tha se një nga shqetësimet kryesore për banorët e Drenasit dhe fshatrave përreth, mbetet furnizimi me ujë të pijes. “Diga e Kuqicës në Skënderaj, do të shërbejë edhe për Drenasin, për ta eliminuar njëherë e mirë këtë mungesë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *