TË FUNDIT

Haskuka: LVV do të ketë mbi 50% të votave, gara është për vendin e dytë

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka që mbanë numrin 50 në listë, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se slogani “mos lësho pe”, ka qenë nga qytetarët për ta.

Jami i bindur se do të vazhdojmë të qeverisim, sepse e shoh edhe nga reaksion qytetar nga tubimet tona dhe diskutimet e përgjithshme, disponimi është pozitiv. Slogani mos lësho pe ka qenë për neve nga ana e qytetarëve, që ne mos të lëshojmë pe nga aspekti i reformave që i duhen shtetit të Kosovës që të bëhet shtet që ofron siguri, begati. Qytetarët na kërkojnë që ne mos të lëshojmë pe në një betejë të sigurt dhe të begatët”, ka thënë Haskuka në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se LVV do të merr më shumë se 50% të votave dhe se gara në zgjedhjet e së dielës është për vendin e dytë.

Jemi të parët dhe mendoj që do të kemi një rezultat shumë të lartë. Si në zgjedhjet e 9 shkurtit beteja është për vendin e dytë dhe jo të parin. Ne kësaj radhe kërkojmë nga qytetarët që të dalin të votojnë në mënyrë që mos të vije deri të bllokimi institucional. Mendoj që do të kemi përtej 50%”, ka thënë Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *