Konjufca nga Pozharani: Kjo trevë ka ndjekur gjithmonë rrugën e drejtë, atë të sigurisë dhe begatisë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar lart rolin dhe qëndrueshmërinë e Pozharanit ndër vite, duke e cilësuar atë si simbol të rezistencës dhe orientimit të drejtë politik.
Në një postim të tij, Konjufca thekson se Pozharani “i rezistencës gjithmonë ka ndjekur rrugën e duhur, rrugën e drejtë, rrugën për siguri e për begati”.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke rikujtuar edhe numrin zgjedhor 116, si pjesë e mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i Konjufcës vjen në kuadër të angazhimeve elektorale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila po vazhdon takimet dhe komunikimin me qytetarët në zona të ndryshme të vendit.
