TË FUNDIT

Dhjetori vendimtar, Koci paralajmëron rrezikun për krizë të re institucionale në Kosovë

Me vendimin e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, Kosova po përballet me një situatë politike të ndërlikuar dhe sfiduese. Gazeta “Bota sot” zhvilloi një intervistë me Melazim Kocin, i cili tregoi vlerësimin e tij mbi zgjedhjen e datës, ndikimin që kjo ka mbi stabilitetin institucional dhe pasojat e mundshme për klimën politike në vend.

Koci shpjegon se zgjedhjet e dhjetorit nuk përbëjnë datën më të qëlluara, duke argumentuar se gabimet taktike të opozitës kanë favorizuar VV-në dhe kanë vonuar procesin e krijimit të institucioneve. Ai nënvizon rëndësinë e formimit të qeverisë pas zgjedhjeve dhe paralajmëron se çdo zvarritje e mëtejshme mund të çojë në një krizë financiare dhe institucionale, me pasoja serioze për Kosovën.

Gjithashtu, ai theksoi rrezikun e oratorisë së urrejtjes dhe tensioneve të brendshme, si dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se pa koordinim të ngushtë me aleatët strategjikë, veçanërisht SHBA-të, Kosova nuk mund të konsolidojë shtetësinë e saj.

ImageMelazim KociFoto galeri
Ndër të tjera, në këtë intervistë, Koci foli edhe për marrëdhëniet Kosovë–Serbi dhe rolin e dialogut në kontekstin zgjedhor, duke theksuar se për momentin dialogu është i “vdekur klinikisht” dhe se nuk pritet të ketë ndikim në fushatën zgjedhore.

Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot’: Si e vlerësoni zgjedhjen e datës 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme — a e shihni si vendim të duhur në kushtet aktuale politike?

Melazim Koci: Data 28 dhjetor nuk është më e qëlluara për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kësaj i kontribuoi edhe gabimi i opozitës së deri tashme që nuk votoi qeverinë e pakicës të kryesuar nga Glauk Konjufca. Kjo do të mundësonte që zgjedhjet të mbaheshin në muajin mars. Do të kishim të miratuar buxhetin dhe miratimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare për liferim të fondeve nga BE. Në këtë rrafsh PDK/LDK dhe AAK gabuan dhe i mundësuan VV që zgjedhjet të mbahen në dhjetor dhe që vota e mërgimtarëve, që do të qëndrojnë në Kosovë ato ditë, pak më shumë të shkojë në llogari të saj. Ishte gabim taktik i opozitës.

Gazeta “Bota sot’: Çfarë do të thotë për stabilitetin institucional largimi i legjislaturës së tanishme dhe rikthimi në zgjedhje kaq shpejt pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?

Melazim Koci: Krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit është bërë imperativ. Përsëritja eventuale e zhvillimeve të këtij viti (zhagitja e krijimit të qeverisë) do të ishte goditje e fortë ndaj stabilitetit dhe kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo është në favorin e Serbisë që me dekada e shekuj ka tentuar të dëshmojë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese.

Gazeta “Bota sot’: Nga analiza juaj: cilat janë skenarët më të mundshëm nëse asnjë parti nuk arrin shumicën — dhe çfarë do të nënkuptonte kjo për klimën politike në Kosovë?

Melazim Koci: Besoj që në këto zgjedhje do të përsëritet rezultati i 9 shkurtit dhe këtë e kanë dëshmuar zgjedhjet lokale në Prishtinë. Në balotazh u përballën VV dhe LDK/PDK/AAK dhe rezultati ishte i ngjashëm me atë të 9 shkurtit. Rezultati zgjedhor në Prishtinë mund të jetë mostër për epilogun e zgjedhjeve më 28 dhjetor. Ky rezultat nuk do të ishte premtues për krijimin e shpejtë të institucioneve, me gjasë mund të ketë bllokadë të re, sepse tash nuk duhen vetëm 61 vota të deputetëve, por 80 – sepse kemi zgjedhjen e presidentes/presidentit. Kjo e komplikon shumë çështjen dhe pa një marrëveshje të madhe vështirë që do të kemi tejkalim të krizës. Nuk duhet përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve tjera në prill, por kësaj radhe me pasoja më të rënda. Nga 1 marsi Kosova do të mbetej pa buxhet, pa Gjykatë Kushtetuese funksionale (mbetet pa kuorum) dhe pa presidente dhe kryeministër me kompetenca të plota. Kjo do të bënte që Kosova të ballafaqohet me kollaps financiar dhe institucional.

Gazeta “Bota sot’: Si i vlerësoni reagimet e partive opozitare dhe tensionet politike — a mendojnë se zgjedhjet do të jenë në gjendje të zgjidhin bllokadën apo vetëm ta thellojnë atë?

Melazim Koci: Më e rëndësishmja tash është të eliminohet nga skena politike oratoria e urrejtjes. Ajo ka qenë e pranishme nga fillimi i këtij viti dhe pjesërisht ka (pa)mundësuar krijimin e institucioneve. Nëse kësaj i shtojmë edhe luftën hibride të Serbisë kundër Kosovës, situata mund të bëhet shpërthyese. Uroj që subjektet politike të Kosovës ta kuptojnë se oratoria e urrejtjes nuk i kontribuon stabilizimit të situatës dhe as krijimit të institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *