OPINIONTË FUNDIT

Bokseri Luan Krasniqi: Rugova arkitekti i pavarësisë, Kurti po i kthen Kosovës dinjitetin

Boksieri i njohur Luan Krasniqi ka bërë një postim me tone të forta vlerësimi për figurat politike të Kosovës. Ai e ka cilësuar Ibrahim Rugovën si arkitektin e pavarësisë, duke theksuar urtësinë dhe rolin e tij historik në udhëheqjen e kombit në ditët më të vështira.

Në të njëjtin postim, Krasniqi ka vlerësuar edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se i ka kthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën, duke e quajtur këtë periudhë “epokën e Albin Kurtit”

Postimi i plotë:

Ibrahim Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë së Kosovës, njeriu që me urtësinë e tij të pafund na mësoi se liria fitohet edhe me mençuri, jo vetëm me sakrificë. Urtësia e tij ishte një dritë që e udhëhoqi kombin tonë në ditët më të vështira – një dritë e pakrahasueshme, që do të mbetet përgjithmonë.

Sot, në një kohë të re, Albin Kurti i ka kthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën. Ai po i sjell vendit të mira të prekshme e të mëdha, duke dëshmuar se edhe ëndrrat e papërfunduara mund të vazhdojnë me vendosmëri dhe vizion.

Kjo është epoka e Albin Kurtit. Lum Kosova që e ka – dhe lum ne që jemi dëshmitarë të këtij kapitulli të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *