TË FUNDIT

Trump nuk ka synim të ndryshojë qasjen tradicionale ndaj Kosovës”, Kadri Kryeziu me mesazh për politikanët

Profesori i drejtësisë, Kadri Kryeziu ka thënë se nënshkrimi i aktit nga Presidenti Donald Trump, pa e kontestuar atë, tregon se administrata amerikane nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen tradicionale ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Kryeziu vlerëson se pas tërheqjes së dhëndrit të presidentit nga një projekt në Beograd, kjo zhvillim krijon një hapësirë të re strategjike për Kosovën.

Ai ka shkruar në një postimi në Facebook se ky është momenti për të identifikuar dhe targetuar aktorët që destabilizojnë rajonin.

“Pas zgjedhjeve, nuk duhet të vazhdojmë të merremi me njëri-tjetrin, por të bashkërendojmë veprimin institucional dhe politik për të denoncuar politikat destabilizuese të Beogradit dhe të gjithë ata që ende besojnë se rajoni mund të kthehet në logjikën e viteve ’90,” thekson Kryeziu.

Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
Postimi i plotë:

Fakti që Presidenti Trump jo vetëm që nuk e ka kontestuar Aktin e miratuar nga Kongresi, por e ka nënshkruar menjëherë atë, tregon se administrata Trump nuk ka synim të ndryshojë qasjen tradicionale të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe rajonit. Pas tërheqjes së dhëndrit të Trump nga projekti në Beograd, ky zhvillim krijon një hapësirë të re strategjike për Kosovën.

Një element tjetër që duhet shfrytëzuar është mundësia për të identifikuar dhe targetuar aktorët që destabilizojnë rajonin. Pas zgjedhjeve, nuk duhet të vazhdojmë të merremi me njëri-tjetrin, por të bashkërendojmë veprimin institucional dhe politik për të denoncuar politikat destabilizuese të Beogradit dhe të gjithë ata që ende besojnë se rajoni mund të kthehet në logjikën e viteve ’90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *