Profesori universitar: Falë dinjitetit të Presidentes Osmani dhe kryeministrit shembullor Kurti, BE-ja u detyrua të heq sanksionet
Bashkimi Europian së fundi i dha një lajm të mirë Kosovës, ia hoqi masat ndëshkuese. Këtë lajm të mirë për qytetarët e Kosovës e solli Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga takimet e saj në Bruksel.
Profesori universitar, Prof.Dr. Eshref Ymeri në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur për këtë vendim. Ai ka thënë se Bashkimi Europian ia ka hequr sanksionet Republikës së Dardanisë aspak për arsye të ndonjë “dashamirësie” ndaj saj.
“Përkundrazi, Bashkimi Europian qe i detyruar t’i hiqte ato sanksione, se qe bërë qesharak në sytë e mbarë botës me përkrahjen e hapur që ka manifestuar dhe vazhdon të manifestojë ndaj Serbisë fashiste. Bashkimi Europian ishte ai, që, si ndërmjetës për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, pati caktuar dy përfaqësues nga dy vende, që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Dardanisë – Borel spanjollin dhe Lajçak sllovakun, dy figura të urryera për mbarë popullin dardan, dy mercenarë të pështirë të Serbisë fashiste”, thotë profesori.
Ai thekson se BE-ja ishte e detyruar t’ia hiqte sanksionet Kosovës, falë qëndrimit të Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit shembullor, Albin Kurti, të cilët I treguan vendin Serbisë.
“Pra, Bashkimi Europian qe i detyruar (dhe kjo është arsyeja e vërtetë) t’ia hiqte sanksionet Republikës së Dardanisë pikërisht falë qëndrimit burrëror, me dinjitet të lartë kombëtar, të Presidentes Vjosa Osmani dhe të Kryeministrit trim dhe shembullor, Albin Kurti, të cilët i treguan vendin Serbisë fashiste, pavarësisht nga përkrahja e gjithanshme që ajo gëzon nga strukturat e Brukselizmit. Ishte pikërisht përkrahja e Brukselizmit ajo, e cila kishte nxitur qëndrimin sa arrogant, aq edhe agresiv të Serbisë fashiste kundër Republikës së Dardanisë, çka u manifestua hapur me provokacionin fashist në Banjskë më 24 tetor 2024”, thotë Ymeri.
Ai vlerëson se në atë provokim, forcat e policisë së Republikës së Dardanisë, ua dhanë dajakun që meritonin fashistëve serbë të kryefashistit Vuçiç, të cilët atë provokim e paguan me katër banditë të vrarë.
“Nga ai provokim, policia dhe forcat e sigurisë së Republikës së Dardanisë, duhet të kenë nxjerrë mësim, që provokatorët serbë, në kufijtë shtetërorë, nuk duhet të kapen robër, por t’i presin menjëherë vetëm me plumb në ballë, pa mëshirën më të vogël”, tha ai.
