TË FUNDIT

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës / Vlerësohet roli kyç i Vjosa Osmanit në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, një zhvillim që është pritur pozitivisht në vend, pas një periudhe të gjatë kufizimesh politike dhe financiare.

“Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë dhe punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi”, tha Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Antonio Costa.

Analistë dhe përfaqësues politikë vlerësojnë se roli i presidentes Osmani ka qenë kyç në procesin diplomatik në Bruksel, duke e cilësuar angazhimin e saj si faktor vendimtar në bindjen e BE-së për largimin e masave ndaj Kosovës.

Gacaferi: Masat ishin të padrejta, u hoqën, por sovraniteti i Kosovës mbeti i paprekur

Parazol
Ако откриете папиломи на вашето тело, веднаш направете го ова
Дознај повеќе
Luan Gacaferi nga Partia Guxo thotë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës ishin që në fillim të padrejta dhe të pamerituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *